Arsim

Kushi: Të mërrkurën nisën regjistrimet në klasa të para dhe të dhjeta

Pas rikthimit të shumicës prej shërbimeve digjitale të platformës e-Albania është rikthyer edhe shërbimi i regjistrimit të nxënësve në klasën e parë dhe të dhjetë.
“Ju njoftoj se sot kanë rifilluar regjistrimet e nxënësve në sistemin e-Albania për klasat e para dhe të dhjeta të vitit të ri shkollor 2022 – 2023”, ka shkruar Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi.

Më tej në statusin e saj Ministrja shpjegon se afati i ri për këto shërbime do të jetë data 31 korrik 2022.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë