Arsim

Kushi: Shtyhet afati për regjistrimet në klasat e para dhe të dhjeta pas mbylljes se e-Albania

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka vendosur që të shtyjë afatin e regjistrimeve në klasa të para dhe të dhjeta për një afat të pacaktuar. Kjo masë është marrë pas mbylljes së detyrueshme të shërbimeve publike të platformës e-Albania nga ana e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, për shkak të sulmit kibernetik.

Lajmin e bëri të ditur Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi nëpërmjet një statusi në rrjete sociale.

“Kjo ndërprerje nuk do të ndikojë aspak në procesin e regjistrimit, dhe se çdo nxënës do të ketë mbështetjen tonë të nevojshme deri në finalizimin e procesit. Në vijim do t’ju informojmë përsëri për rihapjen e aplikimeve dhe afatet e reja të regjistrimit”,- shkruan ministrja.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë