Arsim

Kushi: Së shpejti vlerësim psiko-social çdo mësues në sistemin arsimor

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi pas një takimi me drejtuesit e njësive të shërbimit psiko-social nga të gjitha zyrat vendore arsimore dhe ekspertë nga Ministria e Arsimit, ka vendosur se së shpejti do të nisë vlerësimi i mësuesve.
Kjo masë vjen pas rasteve të dhunës dhe papërgjegjësisë ligjore të hasura në dy shkolla në vend të cilat u bënë publike. Gjatë takimit është vlerësuar gjithashtu për disa masa që kanë të bëjnë me përmirësimin e sjelljes së punonjësve arsimorë dhe të nxënësve.
Kushi theksoi se do të ndërmerret një fushatë e re ndërgjegjësimi “Stop Dhunës në Shkollë” për parandalimin dhe trajtimin e çdo rasti, me fokus nxitjen e nxënësve, prindërve, mësuesve dhe gjithë komunitetit shkollor për të denoncuar dhunën apo abuzimin.
Ministrja ka kërkuar angazhimin e të gjithëve për të respektuar me përpikmëri të gjitha aktet ligjore, nënligjore dhe rregulloret në shkolla ku parashikohet largim nga detyra, për çdo rast dhune apo abuzimi nga punonjësit arsimor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë