Arsim

Kushi në parlament: Jemi në dialog të vazhdueshëm me pedagogët

Nga Gazeta Si- Ministrja Kushi në parlament foli në lidhje me bojkotin e pedagogëve duke u shprehur se përveç rritjes së pagave po punohet për të gjitha kërkesat.

“I respektoj të gjitha shqetësimet dhe kërkesat e tyre. Pedagogët kanë halle të tjera dhe ne do të komunikojmë dhe do t’i trajtojmë që të gjitha”, – u shpreh ministrja.

“Halli i Partisë Demokratike dhe halli i Sali Berishës nuk është halli i pedagogëve. Sidomos nga Partia Demokratike pedagogët nuk mund të presin asgjë. Sepse jeni ju që hapët ato universitete fantazma, jeni ju ata që shisni diploma fallco dhe dilni sot si mbrojtës të pedagogëve, ju që i shkatërruar universitetet. Pedagogët janë aq të mençur dhe e dinë shumë mirë. Ju nuk mund t’i ofroni asgjë.

Përkundrazi, ju mund t’i shkatërroni më tej”, tha ministrja.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë