Arsim

Kushi: Do të kemi më shumë studentë se në vitin e shkuar akademik

Një ditë pas nisjes së vitit të ri akademik, ku nga të dhënat e disa universiteteve në vend u raportuan mbyllje të shumë degëve për shkak të numrit të ulët të regjistrimeve, ministrja e Arsimit Evis Kushi tha se pritshmëritë janë që deri në nëntor të ketë regjistrime më shumë se vitin e kaluar.

“Sot kam marrë informacion nga rrjeti akademik shqiptar lidhur me regjistrimet ku procesi nuk ka përfunduar, tani ka përfunduar raundi i dytë e kemi e të tretë e bashkarisht kemi vendosur që raundi i fundit të jetë më i liberalizuar se sa herët e fundit ku studentët të regjistrohen menjëherë në unviersitet aty ku ka kuota të lira por impaktin do e shohim në fillim të muajit nëntor.

Me statistikat që kam ne në fund të raundit të dytë jemi me të njëjtat nivele regjistrimi me vitin e kaluar.

Pritshmëritë janë që në fund të gjithë procesit do kemi 22 mijë e 514 studentë të regjistruar në krahasim me 22 mijë e 100 që ishin vitin e kaluar, pra kemi një rritje të lehtë , jo shumë të theksuar por ka një rritje rreth 414 studentë më shumë se sa viti i kaluar.

Siç e parashikonim programet më të preferuara e ku regjistrimet janë në nivele më të larta janë nga shkencat mjekësore e të shëndetitm infermiera e IT, në përgjigje të trendeve brenda por dhe trendeve ndërkombëtare”, tha ministrja Kushi.

Ndër të tjera, ministrja e Arsimit paralajmëroi një fushatë kontrollesh në të gjitha universitetet në vend, për të parë nëse funksionojnë në përputhje me ligjin.

“Kontroll të ligjshmërisë së universitetve. U bë kohë e gjatë që kur një proces i tillë nuk është ndërmarë. Duhet të sigutohemi që unvierstet tona përformojnë bazuar e në respekt të plotë të ligjit, janë të konsoliduara që e ligji i arsimit të lartë zbatohet si duhet e më pas hapi tjetër është rankimi.

Ndërkohë që ky grupi i punës i përbashkët do punojë për treguesit e formulës ne do zhvillojmë këtë proces për të verifikuar e parë se ne kemi shumë universitete ndërkohë që një pjesë e tyre mundt ë ishin kolegje, akademi. Ky është hapi i parë për ti siguruar që kemi universitete në reskept të ligjit e më pas me shpresën që universittet shqiptare me gjithë këto reforme e rritje të cilësisë të mund të rrirsin renditjen e klasifikimin në renditjet ndërkombëtare”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë