Rend dhe Ligj

Kush nuk paguan gjobën brenda 30 ditëve, i bllokohet mjeti

Gazeta Si – Të gjithë drejtuesit e mjeteve që nuk paguajnë gjobën brenda 30 ditëve, do iu bllokohet makina deri në momentin që do ta shlyejnë atë.

Shefi i Sigurisë Rrugore, Skënder Ismaili ka shpjeguar për mediat se kjo nismë është në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Transportit Rrugor.

Sipas tij, çdo drejtues mjeti që kapet dhe ndëshkohet me një masë administrative, duhet ta likuidojë atë brenda afateve të caktuara.

Imalili sqaron se kush nuk e likuidon gjobën brenda 30 ditëve, nëse ai kapet në qarkullim, behët ndalimi administrativ i mjetit.

Po ashtu, çdo person që ka një ose më shumë gjoba, në rast se nuk i likuidon ato, nuk i ofrohet shërbim në Drejtorinë e Përgjithshme të Transportit Rrugor.

Në fakt, policia ka vijuar me dorë të hekurt zbatimin e masave administrative për drejtuesit që shkelin ligjin në rrugë.

Gjatë javës raportohet se janë vendosur 6.932 gjoba si dhe janë kapur dhe arrestuar nga shërbimet e Policisë Rrugore 27 shtetas, të akuzuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi, për mitëdhënie, falsifikim dokumentesh.

Në javën që lamë pas, janë pezulluar po ashtu edhe 115 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe qarkullim në sens të kundërt.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë