Kryetari i Komisionit që po drejton punimet e Kuvendit Kombëtar, Belind Këlliçi, bëri me dije emrat e 29 anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit të PD-së, të cilët u votuan nga delegatët. Pjesë e listës janë ish-kryeministri Sali Berisha dhe aktivistja republikane Evi Kokalari, si dhe deputeti Agron Shehaj.
“Me kërkesë të 7 deputetëve Kuvendi propozon ndryshimin e nenit 64/2 që ka të bëjë me komisionin e përkohshëm të rithemelimit, të bëhet nga 27 me 29 anëtarë pasi është propozuar shtimi i dy personaliteteve shumë të njohura brenda dhe jashtë vendit”, tha Këlliçi.
Gjithashtu u miratua autorizimi i komisionit për rithemelimin për regjistrimin në gjykatë të Statutit dhe vendimeve të marra në kuvendin kombëtar të PD
Përbërja finale me 29 anëtarë:
Agron Shehaj
Albana Vokshi
Aldo Bumçi
Arben Ristani
Belind Këlliçi
Blendi Himçi
Bujar Nishani
Çlirim Gjata
Edit Harxhi
Edi Paloka
Edmond Spaho
Eno Bozdo
Ervin Minarolli
Evi Kokalari
Flamur Noka
Genc Deromemaj
Genc Pollo
Genti Strazimiri
Grigels Muçollari
Ivi Kaso
Keltis Kruja
Klevis Balliu
Ledina Mandia
Luan Baçi
Lorenc Luka
Mimoza Hadarmataj
Oerd Bylykbashi
Sali Berisha
Tritan Shehu
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.