Rend dhe Ligj

Kush janë 12 drejtorët e rinj të policisë në qarqe (emrat)

Gazeta Si - Pas fazëa së konkurrimit, e aplikuar për herë të parë në Policinë e Shtetit, ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka prezantuar 12 drejtorët e rinj të policisë në qarqe, të cilët fituan të drejtën për të ushtruar detyrën e re.

Emrat e drejtorëve të rinj të Drejtorive Vendore të Policisë në 12 qarqet e vendit, u bënë të ditura nga ministri i Brendshëm gjatë një aktiviteti për prezantimin e tyre.

“Ju kërkoj drejtuesve të rinj të policisë të kenë një qasje më proaktive ndaj ankesave të qytetarëve, por edhe shqetësimeve dhe problematikave që media ngre duke i trajtuar me seriozisht dhe paanshmëri”, - u shpreh Ministri Ervin Hoxha.

Elton Alushi – Drejtor i Policisë Tiranës

Vilson Bala – Drejtor i Policisë Durrës

Skënder Hitaj – Drejtor i Policisë Fier

Fatmir Hoxha – Drejtor i Policisë Elbasan

Fatmir Lleshaj – Drejtor i Policisë Shkodër

Erion Ahmeti – Drejtor i Policisë Korçë

Elidon Çela – Drejtor i Policisë Vlorë

Altin Mena – Drejtor i Policisë Lezhë

Altin Merizaj – Drejtor i Policisë Gjirokastër

Luigj Vathi – Drejtor i Policisë Berat

Gentian Berberi – Drejtor i Policisë Kukës

Artion Duka – Drejtor i Policisë Dibër

Ndërkohë, vijon konkurrimi për 48 shefa të komisariateve në të gjithë vendin, ku disa prej kandidateve janë gra.

Përmes të njëjtit proces konkurrimi u zgjodh dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë