Libra

Kush fitoi çmimet Pulitzer 2021 për trillim dhe poezi

Janë shpallur Çmimet Pulitzer për 2021, çmimi më i rëndësishëm dhe i lakmuar për gazetarinë, por që përfshin gjithashtu suksese letrare dhe kompozime muzikore. Çdo vit, në fakt, fituesi ose fituesja e 22 kategorive zgjidhet nga një varg kandidatësh, të cilët përfshijnë mbi të gjitha gazetarinë, në fakt, në degët e saj të ndryshme (nga kronikat te opinionet, por edhe për narracion, poezi dhe muzikë, ndër të tjera). Çmimin e ka themeluar manjati Joseph Pulitzer, gazetar amerikan me prejardhje hungareze, i cili punonte në Fakultetin e Gazetarisë Columbia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Fituesja në kategorinë e trillimeve

Fituesja e këtij viti e letërsisë artistike është shkrimtarja Louise Erdrich me librin e Harperit “The Night Watchman”: “Një roman polifonik madhështor për përpjekjet e një komuniteti për të ndaluar zhvendosjen dhe eliminimin e fiseve të ndryshme të amerikanëve vendës në në vitet 1950, i përshkruar me shkathtësi dhe imagjinatë” siç lexohet në faqen e internetit të Çmimit Pulitzer.

Shkrimtarja dhe poetja është vendëse amerikane dhe personazhet e saj dhe shumë prej shkrimeve të saj flasin për përvojën e tyre të jetës. Midis fituesve në vitet e fundit janë Colson Whithead (dy herë), Richard Powers, Viet Thanh Nguyen, Donna Tartt, Jennifer Egan dhe Elizabeth Strout.

Fituesja për Poezi

Natalie Diaz, fituesja e Pulitzer për Poezinë, është gjithashtu shkrimtare dhe aktiviste amerikane. Poetja u vlerësua me çmimin për përmbledhjen e saj “Postcolonial Love Poem”, e cila, siç lexohet në faqen e internetit të Çmimit, është “Një përmbledhje me poezi të buta, zemërthyera dhe provokuese që eksplorojnë se çfarë do të thotë të duash dhe të dashurohesh në një Amerikë të rrethuar nga konflikti”.

Me “When My Brother Was an Aztec”, koleksionin e saj debutues, ajo fitoi Bursën Letrare të Lannan në 2012 dhe një nominim për PEN / Open Book Award në 2013. Midis çmimeve të tjera mund të përmendim një për biografinë më të mirë të “The Dead Are Arising: The Life of Malcolm X”, nga Les Payne dhe Tamara Payne dhe atë për librin e historisë “Franchise: The Golden Arches in Black America” nga Marcia Chatelain.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë