Gazeta Si – Mes imazheve nga stadiumi ‘Lusail’, ku argjentinasit po festonin me Kupën e Botës, pasi mundën Francën në finale, ishte edhe ai i Salt Bae. Kuzhinieri i njohur turk me Kupën e Botës në duar?! Një episod që menjëherë solli reagime të ashpra dhe kritika.
Rrjetet sociale u mbushën me komente që kishin në qendër të kritikave pikërisht Nusret Gökçe. Kuzhinieri dhe sipërmarrësi turk është bërë personazh social me një sukses të madh për mënyrën si hedh kripën te mishi i pjekur. Mes miqve të shumtë të tij janë edhe futbollistët e njohur, madje dhe presidenti i FIFA-s, Infantino.
Polemikat kanë të bëjnë me faktin se turku u gjend mes lojtarëve të Argjentinës që festonin me Kupën e Botës, duke bezdisur jo pak edhe Leo Mesin, i cili disa herë tentoi ta largonte. Por Salt Bae e mori trofeun në duar dhe bëri foto për fansat e tij.
Një veprim kundër rregullave, sepse Kupën e Botës mund ta prekin vetëm lojtarët dhe stafi teknik i skuadrës fituese. Ka edhe një pikëpyetje për organizatorët, sepse për të qenë aty turku duhej të kishte një leje: Kush ia dha, me çfarë statusi?
#SaltBae can kiss my ass. Wanting all that attention and touching the cup. Who da fuq are you bro? You’re 2 minutes of fame are up. Next.
— GIUSEPPE ROSSI (@GiuseppeRossi22) December 21, 2022
Kuptohet tentativa për të bërë reklamë dhe kjo i ka bezdisur të gjithë. Mes kritikave për praninë e Salt Bae në fushë spikat ajo e Xhuzepe Rosit. Sulmuesi italo-amerikan ka reaguar me një fjalor të ashpër në Tuiter. "Salt Bae më puth by****. Kush dreqin je ti që prek Kupën e Botës?”, - shkruan Rosi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.