Nga Rana Foroohar* – A po futemi në një epokë të re të shpërndarjes së pasurisë? Apo do të vazhdojë përsëri disbalanca midis kapitalit dhe fuqisë punëtore?
Është një pyetje që ia vlen të bëhet.
Përveç kryeministres së britanisë, Liz Truss, që dëshiron të rikthejë dhe njëherë 1980-n, unë mendoj se më në fund në po futemi në epokën post-neoliberale, sidomos SHBA ku pabarazia është më e madhe.
Në shumicën e vendeve të OECD-së, ka pasur hendek të produktivitetit dhe pagave, gjatë 40 viteve të fundit, kohë gjatë së cilës sektori i korporatave mori një pjesë më të madhe të fitimeve të të ardhurave kombëtare. Por ndërkohë që 55% e produktivitetit në Europën Perëndimore shkon për fuqinë punëtore, punëtorët amerikanë marrin vetëm 14% dhe pjesa më e madhe e tyre shkon në të 1/3 e punëtorëve.
Deglobalizimi, që do të favorizojë punën në disa industri, po nis të zhvendsoë dinamikën. Popullata në plakje, që do të krijojë një treg pune shumë më të ngushtë dhe miliona vende pune nëpër profesione të ndryshme.
Por pjesa e tretë e historisë kapital-punë është presioni në rritje ndaj kompanive për të forcuar pozitën e konsumatorëve dhe të shtetit në një kohë që kostot po rriten. Inflacioni po ndodh për shumë lloje arsyesh, por një prej tyre është një zhvendosje në fokusin ekonomik nga efikasiteti në elasticitet. Si sektori publik ashtu edhe ai privat po kërkojnë të mbrojnë veten nga ndryshimet klimatike, gjeopolitika dhe ndryshimet e tregut. Ndryshimet në zinxhirët e furnizimit, alokimet e valutës rezervë dhe politikat fiskale janë të gjitha pjesë e kësaj. Por qëndrueshmëria kushton para. Pyetja është, kush do të paguajë?
Qeveritë duan që kompanitë të mbajnë një pjesë të barrës. P.sh në diskutimin e kontrollit të çmimeve në sektorin e energjisë, vendet e G7-ës, po kërkojnë mënyrë për të ulur kostot e gazit dhe elektricitetit. BE-ja po shpreson që t’ia kalojë këtë peshë kompanive të mëdha të energjisë, me një taksë ekstra.
Në SHBA, Kongresi vendosi kontrollet e çmimeve për barnat me recetë në projekt-ligjin e buxhetit të Aktit të Reduktimit të Inflacionit gjatë gushtit. Ekziston gjithashtu një masë për të vendosur një dysheme në tregjet e punës në të gjitha industritë (diçka që është atipike në Amerikë, ku sindikatat zakonisht ndodhin kompani për kompani). Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom sapo nënshkroi një projekt-ligj që mund të rrisë pagat në industrinë e ushqimit të shpejtë në 22 dollarë në orë duke filluar nga viti i ardhshëm. Edhe sekretarja e tregtisë miqësore për biznesin, Gina Raimondo, po mbron që kompanitë të paguajnë më shumë për të ndihmuar në trajnimin e punëtorëve dhe kujdesin ndaj fëmijëve.
Ekziston gjithashtu një shtysë e madhe rreth politikës tregtare të Presidentit Joe Biden, e cila ka në qendër punëtorët, e cila ishte në qendër të vëmendjes në Kuadrin Ekonomik Indo-Paqësor për Prosperitet të javës së kaluar në Los Anxhelos. Disa zyrtarë të sigurisë kombëtare janë të etur për të lidhur marrëveshje të reja me vende të tilla si Vietnami, Malajzia, Tajlanda dhe Brunei, si pjesë e përpjekjeve të Amerikës për të rritur bazën e saj të fuqisë ekonomike dhe të sigurisë në Azi, për t’iu kundërvënë Kinës.
Katherine Tai, përfaqësuesja e tregtisë së SHBA-së, kërkon që punonjësit të mos përballen me vështirësitë që u japin progresistët, si Rosa DeLauro, Elizabeth Warren dhe Bernie Sanders.
Për të, ka disavantazhe në politikat e lidhjeve ekonomike ndërkombëtare dhe se marrëveshje të reja me të huaj do te thonë paga më të ulëta për punonjësit amerikanë, standarde më të ulëta mjedisore dhe mundësisht kyçja e një monopoli në treg.
Tai kontrollon vetëm negociatat tregtare. Departamenti i Tregtisë, i cili ka qenë më dashamirës ndaj Big Tech, për shembull, është përgjegjës për bisedimet rreth zinxhirëve të furnizimit, infrastrukturës dhe taksave.
Presidenti Biden ka qenë gjithmonë dashamirës ndaj interesave të punës dhe të emëruarit kryesorë si Lina Khan e Komisionit Federal të Tregtisë dhe Gary Gensler i Komisionit të Letrave me Vlerë dhe Shkëmbime e kanë vënë këtë në qendër të misionit të tyre. Por për ta bërë sloganin “punë jo pasuri” me të vërtetë kuptimplotë, demokratët duhet të fitojnë të mëdha në zgjedhjet afatmesme. Nëse e bëjnë këtë, kërkoni që balanca kapital-fuqi punëtore të zhvendoset edhe më tej. /Financial Times
Rana Foroohar është gazetare e Biznesit Global dhe Redaktore e Bashkuar në Financial Times, me qendër në Nju Jork. Ajo është gjithashtu analiste ekonomike globale e CNN*.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.