Burrat dhe gratë në karriget “e nxehta” të bankave qendrore e kanë pasur të lehtë 2022-shin. Ata ndoshta nuk bien dakord, por ndërkohë që inflacioni u rrit në nivelet më të lartë në 40 vite në të dyja anët e Atlantikut, ata kishin gjithmonë dikë tjetër për të fajësuar.
Ndoshta gazi i Vladimir Putin, ndoshta derdhjet e parave të pamasa nga administrata e Trump dhe Biden. Ndoshta kërkesa e rritur dhe furnizimet e bllokuara ose ekonomiksi i gabuar i Truss. Zakonisht, rritja e çmimeve kishte një shkak afër, që i la bankat “të lara” nga përgjegjësia.
Ata duhet të fshinin me fshesë dëmin, dhe nisën me rritjen e normës bazë të interesit. Qartazi, lehtësisht e shpjegueshme.
Por, duke hyrë në 2023-shin, inflaicioni në SHBA, Britani dhe Europë ka kulmuar, por nuk dihet nëse e njëjta gjë ka ndodhur dhe me presionet që çojnë në rritjen e saj. inflacioni është ende dyshifror në BE dhe Britani. Shumë larg objektivit 2% i bankave qendrore. Rënia që ka filluar tashmë pritet të përshpejtohet në pranverën e ardhshme.
Kryesisht, rënia e inflacionit do të jetë rezultat i llogarive që bëhen në krahasim me rritjen e vitit 2022.. Për SHBA-në dhe Eurozonën, rritjet mujore të çmimeve ishin veçanërisht të mprehta në mars, kështu që inflacioni total ka të ngjarë të bjerë ndjeshëm kur shifrat e marsit 2023 të publikohen në prill. Mbretëria e Bashkuar do të gëzojë një rënie të ngjashme të madhe një muaj më vonë.
Ndonëse bankierët dhe politikanët mezi e presin, rënia e inflacionit do të tregojë se kriza nuk ka mbaruar dhe se në fakt është tepër e vështirë arritja e objektivit 2%. Të tre ekonomitë kanë nivele të ulëta historike të punësimit dhe ka pak prova deri më tani se kompanitë dhe punonjësit po planifikojnë të zbutin rritjen e çmimeve dhe kërkesat për paga.
Bankat qendrore mund të kenë mbyllur kapitullin e rritjes së normave, por askush nuk mund të thotë se është mbyllur dhe kapitulli i inflacionit. Modelet ekonomike nuk mund të ofrojnë shumë siguri.
Problemi potencial është se inflacioni mund të bëhet tinëzar dhe të mos bjerë në 2%. Kjo do të sillte dhe njëherë nevojën për rritje normash nga bankat.
Kjo është puna e tyre. Por është një punë që nuk e kanë bërë në dekadat e fundit. Nuk e dimë nëse ata i kanë këllqet për të vazhduar dhimbjen mbi individët dhe kompanitë që tashmë vuajnë nga rënia e të ardhurave reale në një kohë kur kërcënimi i inflacionit dukej se po avullonte. Nuk ka dyshim se kjo detyrë do të ishte më e vështirë se çdo gjë që ata kanë hasur këtë vit. Do të ishte e natyrshme që ata të vepronin me kujdes.
Dera e interesave të larta është e ngushtë në 2023-shin. Do të jetë më e vështirë që ato të realizohen.
Gabimet janë mjaft të mundshme dhe këto me shumë gjasa do të vijnë kur zyrtarët e pavarur tashmë po përballen me kritika për minimin e perspektivave ekonomike mes vështirësive të përhapura.
Ndërsa presin me padurim vitin 2023, bankierët qendrorë do të duhet të ruajnë atributet e tyre normale të intelektit në analizimin e të dhënave ekonomike. Më shumë se kurrë, ata gjithashtu do të kenë nevojë për nervat prej çeliku dhe lëkurën e rinocerontit./FinancialTimes
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



