“Lëvizja Vetëvendosje dhe Vjosa Osmani janë në prag të konkretizimit të bashkëpunimit për zgjedhjet e 14 shkurtit”, njoftoi zëdhënësi i Lëvizjes Vetvendosje Përparim Kryeziu.
“Ngjashëm ka një vullnet, disponim dhe gatishmëri, për një bashkëpunim edhe me znj. Osmani dhe nismën e saj, për çka ka një proces në zhvillim e tutje mbi formën apo modalitetin e konkretizimit të tij”, tha Kryeziu për Telegrafin.
Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje është në proces të finalizimit të listës së kandidatëve për deputetë, që do të kryesohet nga Albin Kurti.
“Ne jemi brenda së drejtës sonë absolute që në listën e kandidatëve tanë për deputetë të përfshijmë kryetarin Kurti edhe anëtaren tonë të Kryesisë, znj. Haxhiu. Pavarësisht mjegullës së qëllimshme në debatin publik mbi pasojat e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, ai në fakt nuk përbën asnjë mohim të së drejtës për t’u zgjedhur, përkatësisht të kandidimit në listën zgjedhore të z. Kurti dhe znj. Haxhiu, për disa arsye.
Së pari, sepse rastet e tyre nuk ishin objekt shqyrtimi nga Gjykata Kushtetuese.
Së dyti, sepse ata nuk kanë qenë të dënuar me burg ashtu që të tërhiqet paralelja me rastin e Etem Arifit, por kanë qenë të dënuar me kusht, pra dënim alternativ, për ç’ka Kodi Penal nuk parashihte pasoja juridike”, tha Kryeziu.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




