Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti zhvilloi një bisedë telefonike ditën e djeshme me Sekretarin për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly.
Përmes një njoftimi të qeverisë së Kosovës, bëhet e ditur se gjatë bisedës u diskutua lidhur me tensionet në veri dhe rreth mundësisë për zhvillimin e zgjedhjeve të reja.
Kurti tha se sundimi i ligjit duhet të jetë hapi dhe parimi bazë.
Ai tha se situata këto ditë është përgjithësisht e qetë sepse nuk ka sulme të urdhëruara dhe të orkestruara nga Beogradi ndaj forcave të rendit dhe sigurisë.
"Vetëm sundimi i ligjit mund t’i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme, të lira e demokratike, dhe një fushate parazgjedhore të hapur", theksoi Kurti.
Ai po ashtu foli për procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, për marrëveshjet e arritura së fundmi në Bruksel dhe Ohër dhe rëndësinë e zbatimit të shpejtë, të plotë dhe të pakushtëzuar.
Gjithashtu e njoftoi sekretarin Cleverly dhe për propozimin e Qeverisë e Kosovës, të inspiruar nga modeli kroat, në kuadër zbatimit të nenit 7 të Marrëveshje Bazike, dhe për nevojën për angazhim më të madh në sekuencimin e duhur të zbatimit të plotë të Marrëveshjes, dhe për gatishmërinë e tij për takime të radhës drejt këtij qëllimi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.