Lajme

Kurbini dhe Kombinati thyejnë heshtjen zgjedhore, kundër votimeve të së dielës

Ndërkohë që në këtë të shtunë vendi ka hyrë në heshtje zgjedhore, opozita vazhdon me kauzën e saj për largimin e kryeministrit Rama.
Mbështetësit e PD-së, në Kurbin dhe Kombinat, dolën para KZAZ-ve me pankarta në duar ku kërkonin largimin e kryeministrit Edi Rama, duke thyer në këtë mënyrë heshtjen zgjedhore.
Opozita e bashkuar në qytetin e Laçit është mbledhur në sheshin para Pallatit të Kulturës në një manifestim për të protestuar votimet që do mbahen më 30 qershor. Ata janë kundër votimeve të nesërme, pasi i cilësojnë njëpartiake.
Njëlloj si në Kurbin, ka ndodhur edhe në KZAZ në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Edhe banorët e njësisë nr.6 në Kombinat janë kundër zgjedhjeve të 30 qershorit dhe kërkojnë edhe largimin e kryeministrit Edi Rama.
Ata mbajnë pankarta në duar ku shkruhet “dega nr.6 nuk nënshtrohet”, “Mbrojmë Kushtetutën”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë