Dritë dielli, rreze ultravjollcë ose dezinfektues që të injektohet në trup për të vrarë koronavirusin. Këto janë sugjerimet e fundit që vijnë nga presidenti amerikan Donald Trump për të mposhtur Covid-19 , duke shkaktuar një përplasje të madhe mes kreut të Shtëpisë së Bardhë dhe shkencëtarëve.
Propozimet e presidentit amerikan kanë shkaktuar një ‘dush’ polemikash nga shumë ekspertë që i konsiderojnë deklaratat e Trump si të papërgjegjshme dhe të rrezikshme pasi mund të shtynjë shumë njerëz të konsumojnë në shtëpitë e tyre dezinfektues .
Shkencëtarët këmbëngulin se dezinfektuesit janë substanca të rrezikshme dhe mund të jenë helmuese nëse gëlltiten. Edhe ekspozimi ndaj rrezeve mund të jetë i rrezikshëm për lëkurën, sytë dhe sistemin e frymëmarrjes.
Por çfarë tha presidenti Trump që ngjalli kaq kontradikta?
Gjatë një konferencës për shtyp në Shtëpisë së Bardhë, një zyrtar i Administratës Trump prezantoi rezultatet e hulumtimit të qeverisë amerikane që treguan se koronavirusi duket se dobësohet më shpejt kur i ekspozohet rrezet e diellit dhe nxehtësisë.
Studimi gjithashtu tregoi se dezinfektuesi mund ta shkatërronte virusin që kur binte në kontakt me pështymën ose lëngjet e frymëmarrjes brenda pesë minutave. Alkooli izopropil mund ta vriste edhe më shpejt.
William Bryan, kreu i Drejtorisë së Shkencës dhe Teknologjisë së Departamentit Amerikan për Sigurinë prezantoi zbulimet në konferencën për shtyp.
“Pra, duke supozuar se godasim trupin me një dritë të jashtëzakonshme, qoftë ultravjollcë apo thjesht dritë shumë të fuqishme, e mundimin koronavirusin”, tha presidenti, duke iu drejtuar Dr. Deborah Birx, koordinatores së task-forcës së koronavirusit në Shtëpinë e Bardhë.

“Pra siç e thashë, mjaftojmë ta fusim dritën brenda trupit, të cilën mund ta bëjmë ose përmes lëkurës ose në ndonjë mënyrë tjetër. Mendoj se duhet ta provojmë edhe këtë. Tingëllon interesante,” vazhdoi presidenti.
“Po ashtu studimi thotë se dezinfektuesi e zhduk virusin brenda një minute. Një minute. A ka ndonjë mënyrë që të mund ta injektojmë dezinfektuesin brenda trupit?”, pyeti kreu i Shtëpisë së Bardhë ekspertët e pranishëm.
“Do të ishte interesante ta shikojmë edhe këtë mundësi”, tha Trump. “Unë nuk jam mjek. Por unë jam, si një person që kam instinkte të mira”.
Ai iu drejtua sërish Dr Birx dhe e pyeti nëse ajo kishte dëgjuar ndonjëherë se mund të përdorim “nxehtësinë dhe dritën” për të luftuar koronavirusin.
“Unë mendoj se është një ide e shkëlqyer që duhet t’i kushtojmë vëmendje,” tha zoti Trump.
Cilat ishin reagimet?
Një gazetar në konferencë pyeti nëse komentet e Trump-it mund të përhapnin dezinformata të rrezikshme për amerikanët. Pak pas përfundimit të konferencës për shtyp, mjekët paralajmëruan që idetë e presidentit mund të ketë rezultate fatale.
Pulmonologu Dr Vin Gupta tha për mediat amerikane se ideja për injektimin ose gllabërimin e çdo lloj produkti pastrues në trup është i papërgjegjshëm dhe është i rrezikshëm.
“Është një metodë e zakonshme që njerëzit përdorin kur duan të vrasin veten”, tha ai duke folur në një intervistë me “NBC Neës”.
Kashif Mahmood, një mjek në Virginia, deklaroi nga ana tjetër se mjek, nuk mund të rekomandonte injektimin e dezinfektantëve në mushkëri ose përdorimin e rrezatimit ultravjollcë brenda trupit për të trajtuar Covid-19. “Mos merrni këshilla mjekësore nga Trump”, tha ai.
John Balmes, pulmonolog në Spitalin e Përgjithshëm të San Franciskos paralajmëroi që aroma e zbardhuesit si açia mund të shkaktojnë probleme të rënda shëndetësore.
“Thithja e zbardhuesve me bazë klori do të ishte absolutisht gjëja më e keqe për mushkëritë. As hollim i alkoolit mjekësor ose izopropil nuk është i sigurt. Për të mos thënë që është një koncept plotësisht qesharak”, tha eksperti në një intervistë me “Bloomberg”.
Duke reaguar ndaj deklaratave të presidentit Trump të enjten në mbrëmje, Joe Biden, kundërshtaru i mundshëm demokrat në zgjedhjet e ardhshme presidenciale tha se vetmja gjë që duheshin ishin më shumë teste dhe pajisje mbrojtëse për profesionistët e vërtetë mjekësorë . “
Vetëm këtë javë, Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve paralajmëruan amerikanët që të jenë të kujdesshëm me produktet pastruese, pasi shitjet e dezinfektuesve shtëpiak arritën kulmin në mes të pandemisë.
Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve ka paralajmëruar kundër konsumimit të dezinfektuesve, duke përmendur mashtrimet në internet me shitjen e disa “kurave popullore” që përmbajnë zbardhues dhe qëllime për të trajtuar gjithçka, nga autizmi tek AIDS dhe hepatiti.
“Kemi marrë raporte të konsumatorëve që kanë vuajtur nga të vjella të rënda, diarre të rëndë, presion të ulët të gjakut, nga dehidrimi dhe dështimi akut i mëlçisë pas pirjes së këtyre produkteve”, tha Administrata në një deklaratë.
Javën e kaluar një gjyqtar federal siguroi një urdhër arresti kundër anëtarëve një organizate, të njohur si Kisha e Shëndetit për tregtimin e një produkti ekuivalent me zbardhuesin industrial, si ilaç për koronavirusin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.