Gazeta Si – Këshilla për të marrë më të mirën nga ylli i Brazilit, Vinicius, autor i golit të parë ndaj Koresë së Jugut. Telefonatën me trajnerin e Real Madrid, Karlo Ançeloti, e ka zbuluar vetë Tite në një intervistë për ‘Marca’-n.
Një telefonatë kolegësh. Tite kontaktoi Ançelotin për t’i kërkuar këshilla për Vinicius. Në atë kohë trajneri brazilian tha për gazetarët spanjollë se “donte ta aktivizonte Vinicius në kombëtare në të njëjtin rol që ai bën te Real Madrid”.

“Ishte një bisedë e bukur dhe trasparente mes dy trajnerësh që duan më të mirën për lojtarin. Kemi folur për të gjitha situatat taktike, që mund t’i japin lirinë dhe kreativitetin në dyluftimet ‘një kundër një’”, – është shprehur Tite.
Pa asnjë lloj problemi, trajneri i Brazilit kërkoi nga Ançeloti ndonjë informacion më shumë edhe për nivelin taktik të lojtarit. Janë dy trajnerë të ngjashëm në fakt për kulturën e punës dhe profilin e ulët që mbajnë.
Efektet e bisedës së tyre po duken në Botërorin e Katarit. Një e dhënë interesante: Vinicius ka marrë pjesë në 5 nga 7 golat e realizuar nga Brazili në këtë turne.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



