Libri i shkrimtarit Ismail Kadare, “Kur Sunduesit Grinden” është shpallur kandidat për çmimin “The Booker 2024”.
Libri i botuar në vitin 2018 në Shqipëri, sjell një qasje mbi raportin e shkrimtarëve me diktatorët. Kadare rrëfen telefonatën e diskutuar gjatë, të një shkrimtari në ish-Bashkimin Sovjetik me Stalinin që në një moment do ta përdorte këtë telefonatë kundër vetë shkrimtarit.
Juria e cilësoi këtë roman një meditim magjepsës mbi Rusinë Sovjetike, autoritarizmin, strukturat e pushtetit dhe një periudhë shkrimtarësh të mëdhenj.
Libri fitues do të shpallet në një ceremoni më 21 maj 2024 dhe nëse do të fitonte, Ismail Kadare do të bëhej autori i parë që do të fitonte dy herë Çmimin Ndërkombëtar “Booker”. Pasi ai ishte fituesi i çmimit inaugurues (i njohur në atë kohë si Çmimi Ndërkombëtar Man Booker) në 2005. Në atë kohë, çmimi u dha për një pjesë të punës së tij dhe jo për një libër individual.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.