Libra

Kur shkrimtari Mario Vargas Llosa godiste me grusht mikun e tij Gabriel Garcia Marques

Nga Gazeta “SI” – Në vitin 1976, dy shkrimtarët nobelistë, peruani Mario Vargas Llosa dhe kolumbiani Gabriel Garcia Markes, po ashtu laureat i Nobel në Letërsi, do të merrnin pjesë si publik në një shfaqje teatrale. Gabo siç e thërrisinin shkurt Markesin, sapo sheh mikun e tij i drejtohet me krahët hapur për ta përshëndetur, ndërkohë Josa e godet me grusht në fytyrë. E gjithë kjo ngjarje pak e përfolur në publik mbeti enigmë për asyen se çfarë e kishte detyruar një shkrimtar si Mario Vargas Llosa të godiste në fytyrë mikun e tij të hershëm.

Gabriel Garcia Markes dhe Mario Vargas Llosa

Miqtë e tyre Rodrigo Moya, një fotoreporter i kohës dhe Guillermo Angulo, po ashtu forograf kujtojnë ngjarjen dhe hedhin dritë mbi arsyet e këtij shpërthimi.

“Ishte ora njëmbëdhjetë apo dymbëdhjetë të paradites dhe isha në shtëpinë time në Colonia Nápoles” kujton Moya.

“Një pjesë të shtëpisë e kisha kthyer në redaksi ndërsa në pjesën tjetër jetoja me të dashurën dhe dy fëmijët e mi. Dëgjoj një trokitje në derë dhe pasi e hap shoh Gabon dhe Mercedes (bashkëshortja e Markesit). U gëzova shumë dhe u habita që i pashë. Gabo ishte tashmë një mik i imi. Ishte një miqësi me kufizime të kujdesshme. Unë isha fotograf gazetash dhe ai ishte ai që ishte. Në atë kohë nuk mendoja se mund ta quaja Gabo. Për mua, ta quaja Gabito ishte njësoj sikur ta quaja Servantesin “Miguelito”. Për mua, ai është Gabriel García Márques. Ata erdhën për fotografi. Gabo më tha: “Dua të më bësh disa fotografi të syrit të nxirë. ”Ata erdhën në shtëpinë time sepse kishin besim tek unë”, thotë Rodrigo i cili shton se nuk e fshihte habinë e vizitës por dhe të syrit të nxirë të Gabos.

Gabriel Garcia Markez

“E pyeta “Çfarë ka ndodhur?” dhe ai bëri një shaka duke më thënë: “Isha në boks dhe humba.” Pastaj  ishte Mercedes ajo që foli. Ajo rrëfeu se Vargas Llosa e kishte goditur me grusht. “Dhe pse ndodhi kjo?” “Nuk e di. Iu afrova me krahë hapur për ta përshëndetur. Nuk ishim parë prej disa kohësh”. E dija që kishin qenë shumë miq të mirë në Barcelonë dhe gjithçka tjetër, dhe se të dyja çiftet shkonin mirë sepse ai kishte folur për këtë me mikun tonë të përbashkët, Guillermo Angulo”, thotë Moya.

Moya shpjegon dhe ngutin e tij për ta shkrepur atë foto me bindjen se një ngjarje e tillë ndodhtte rrallë mes shkrimtarëve.

“Ajo që mbaj mend shumë mirë është se Mercedes ndërhyri dy herë dhe tha: “E vërteta është që Mario është një budalla xheloz. Ai është një budalla xheloz.” Por ajo që më shqetësonte ishte se ai shtirej sikur ishte me humor të mirë, por fotografitë e shkrepura dëshmojnë se ai ishte i dëshpëruar. Kur mbërriti ai në shtëpi, unë nuk kisha asnjë film. Po punoja për një revistë ndërkombëtare dhe i kisha mbaruar tërë filmat. Vrapova tek një miku im aty pranë dhe i kërkova një film hua. Shkrepa dy fotografi. Njërën prej tyre e kam shpërndarë, sepse e dua shumë, edhe pse nuk doja që fotografia të dukej tragjike.

Mario Vargas Llosa me bashkëshorten Patricia llosa

Ndërkohë miku tjetër Guillermo Angulo tregon një version të ngjarjes. Ai aludon për një tradhëti të Patricias, gruas së Vargas Llosas me Gabriel Garcia Marquesit.

Gabo më tregoi çfarë kishte ndodhur para zënkës. Ai më tha: “Shiko, ajo po më ngacmon, por unë e dua shumë Marion, saqë, edhe pse ata janë ndarë…” rrëfen Angulo duke lënë të kuptohet për një tradhëti.

Edhe Plinio Mendoza ka të njëjtin version për sherrin mes shkrimtarëve.

“Kur Patricia duhej të kthehej në Barcelonë pas një udhëtimi në Kili, ishte Gabo ai që e shoqëroi në aeroport. Madje ata u vonuan shumë atje dhe kur u kthye, Gabo më rrëfeu se i kishte thënë asaj këto fjalë: -Nëse avioni niset pa ty, mrekulli, do të bëjmë një festë”.

Kjo zënkë u bë shkas që dy shkrimtarët e mëdhenj të mos kishin më asnjë komunikim mes tyre për dekada me rradhë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë