Media Galeri

Kur shfaqen ‘fantazmat e malit’

Një video e katër leopardëve të dëborës në Pakistanin verior ka gëzuar jo pak ruajtës apo vëzhgues të kafshëve të egra. Kjo për shkak se “takimi” me këto mace gjigante është diçka vërtet e rrallë.

Pamjet u filmuan nga një punonjës i Parkut Kombëtar në vargmalin e Karakoramit, një prej më të lartëve në botë.

Ai prej një jave ndiqte gjurmët e leopardëve në dëborë, por në fund arriti t’i filmonte, rastësisht, nga çatia e shtëpisë së tij.

Leopardët e dëborës janë jashtëzakonisht të pakapshme në mesin e maceve të mëdha dhe janë aktualisht të listuara si në “rrezik” nga një Grup Ndërkombëtar Konservuesish.

Banorët që jetojnë pranë habitatit të tyre zakonisht u referohen si “fantazma të malit”, për shkak se thuajse nuk kanë kurrë mundësi t’i shohin me sytë e tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë