Politike

Kur Rama e Braçe akuzonin prokurorin Ndoja në grupin “KÇK”

Emri i prokurorit Arjan Ndoja do të bëhej pjesë e përplasjeve politike, duke u përmendur në sallën e Parlamentit nga kryeministri Edi Rama. Më 3 tetor, nga salla e Kuvendit, kryeministri Edi Rama foli për një prokuror që bashkëpunon me bandat e i bën presion drejtuesve të administratës. “Sa kohë kam që e them, këto kanë vënë pasuri marramendëse. Me çfarë i bërë zotrote, faturat e bixhozit në Monte Karlo. Nuk është pushim nga puna vetting por do të hetohet. Sot është prokuror dhe punon për organizatat kriminale dhe u bën shantazh nënpunëzve të shtetit. Nuk arreston qeveria, arreston drejtësia dhe procesi i një drejtësie që arreston është ky që po bëjmë“, do të shprehej Rama.
Emri i tij u identifikua një ditë më pas nga zv/kryeministri Erjon Braçe, i cili e akuzoi Ndojin për bashkëpunim me bandat kriminale. “Dyshoj shumë, që akuza ndaj Liridon Pulës, drejtor i Kadastrës në Durrës) jo vetëm është e paprovuar por ka edhe lajthitje ligjore. A e kuptoni në çfarë shkelje kushtetuese është ky prokuror (Arjan Ndoja)? Reforma në drejtësi duhet të marrë përpara këtë psillëk zhuli”, u shpreh Braçe. Një javë më pas, emri i Arjan Ndojit u rikthye sërish në sallën e Parlamentit, kur kryeministri e përfshiu në të ashtuquajturin “Grupi kap çfarë të kapësh” (KÇK).
“Këtë grupin KÇK, ky Parlament duhet ta shpallë grup në kërkim. Duhet ta shpalli në kërkim me çdo mënyrë duke ushtruar pushtetin e sovranit këtu. Është e kot t’i bëjmë njëri tjetrit predikime dhe nga tryezat e opozitës të ngrihemi të fajësojmë qeverinë dhe nga tryeza e qeverisë të justifikohemi. Prcesi i vetting-ut do të vazhdojë për disa vjet, por ne nuk duhet të lejojmë që prokurorë dhe gjyqtarë si ata të Durrësit të vazhdojën të bëjnë kërdinë çdo ditë”, theksoi Rama. Zëvendëskryeministri Braçe do të jepte edhe disa deklarata nga selia e qeverisë kundër prokurorit dhe çështjes së debatueshme të nisur në hetim për kompleksin "Lura" në zonën bregdetare. Madje Braçe do të ishte në sallën e gjyqit në Gjykatën e Durrësit në momenitn kur do të jepej vendimi për ish-kreun e Hipotekës së Durrësit.
Por, kush është prokurori Arjan Ndoja?
Në vitin 2008, Arian Ndoja është emëruar prokuror në Durrës, pasi ishte liruar më parë nga detyra e prokurorit nga ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku. Gjatë kohës që nuk ka qenë prokuror, Arjan Ndoja ka bërë avokatin mbrojtës të Arian Selimit, i cili akuzohej për trafik ndërkombëtar kokaine.
Ndërkohë, pas kësaj, prokurori Ndoj u akuzua për një tjetër ngjarjeje të rëndë. Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur vitin e kaluar, ku u dhunua avokati Ilia Ilia, ngjarje pas së cilës u dyshua se qëndronte pikërisht prokurori Ndoja.

Prokurori Ndoja dhe Voga qe akuzohej per dhunimin e avokatit Ilia

Avokati Ilia u dhunua me sende të forta nga dy persona jashtë dyerve të Prokurorisë së Durrësit, menjëherë sapo kishte përfunduar një seancë gjyqësore. Vetë avokati deklaroi se dhunuesit ishin udhëzuar nga prokurori Arjan Ndoja.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë