Rend dhe Ligj

Kur polici-trafikant droge Rezart Kuçi, vlerësohej për ‘shërbime të dalluara’!

Gazeta Si – Ish-shefi i Krimeve të Vlorës, Rezart Kuçi, aktualisht shef seksioni në policinë shkencore në Kukës akuzohet për 3 vepra të rënda penale, “shpërdorim detyre, trafik droge dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”.

Por teksa sot mbi të rëndojnë këto vepra penale, vetëm para një viti ai është vlerësuar nga Drejtoria e Policisë së Shtetit me certifikatë për shërbime të dalluara, siç shihet në foton e mësipërme.

Kuçi akuzohet nga SPAK, si pjesë e grupit të Inez Hajrullës, i cili ka porositur dy vrasje si edhe akuzohet për trafik droge.

Po ashtu, ditën e sotme u vu në pranga edhe ish-punonjësi i policisë, Hamez Demushi, i cili mësohet se është arrestuar në Zvicër.

SPAK njoftoi zbardhi dhe dy vrasje të bujshme që tronditën vendin para disa vitesh, për llogari të veprimtarive kriminale, ku edhe dy ish-policët ishin pjesë.

Nga hetimet e deritanishme janë zbardhur 2 vrasje, ajo e Gentian Qarrit dhe Bledar Birçajt dhe episode të ndryshme të trafikut të drogës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë