Media Galeri

‘Kur nuk shkojnë në stadium’, piktura shqiptare e 1986 në Muzeun e Futbollit në Gjermani për Euro2024

"Kur nuk shkojnë në stadium", e realizuar në vitin 1986, nga piktori Guri Madhi është bërë pjesë e ekspozitës "In motion - Art & Football" në Muzeun e Futbollit Gjerman, në Dortmund.

Kjo vepër pasqyron disa persona që shohin një ndeshje futbolli në shtëpi, teksa gëzojnë për golin e shënuar.

Me një postim në Facebook, Kryeministri Edi Rama shkruan se ekspozita gërsheton botën e futbollit dhe të artit.

“Në një sipërfaqe prej rreth 1000 metrash katrorë, një instalacion hapësinor mundëson ndërveprim mes veprave artistike që trajtojnë temën e futbollit në modernizmin europian të shekullit të 20-të”, shkruan Rama për ekspozitën ku është pjesë edhe një vepër arti nga Shqipëria.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë