Thethi , ky fshat i vogël që i ka marrë zemrën mijëra vizitorëve venda dhe të huaj ndodhet rreth 70 kilometra larg Shkodrës. Vlerat e tij natyrore kanë bërë që fshati të shpallet Park Kombëtar duke përfshirë rajonin ndërkufitar të “Bjeshkëve të Nemuna” midis tre shteteve: Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi. Mëngjeset dhe mbrëmjet janë të veçanta dhe të bukura në Theth.
Sipërfaqja e parkut kombëtar është rreth 2630 hektarë dhe shtrihet në një lartësi prej 600 -2570 metra mbi nivelin e detit. Fauna e parkut përbehet nga 50 lloje shpendësh, 10 lloje reptilësh dhe 8 lloje amfibësh.
Gjithashtu gjenden edhe lloje të ndryshme qukapikësh, shqiponja e artë, salamandra alpine, si dhe një shumëllojshmëri fluturash shumëngjyrëshe. Përmes fshatit rrjedh lumi i Shalës, me ujin e tij të bollshëm, të rrëmbyeshëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.