Nga Gazeta “SI”- Më 23 dhjetor 1985, dy të rinj nga Sparks, Nevada, Raymond Belknap (18) dhe James Vance (20), bënë një marrëveshje vetëvrasjeje. Pas një pasditeje duke pirë alkool, tymosur marihuanë dhe dëgjuar albumin Stained Class nga Judas Priest, Belknap vdiq menjëherë pas shkrepjes së një arme 12-gauge, ndërsa Vance mbijetoi me fytyrë të deformuar. Të dy vinin nga familje problematike, të prekur nga alkoolizmi, dhuna, varësitë dhe dështimi.
Prindërit e tyre fajësuan grupin dhe shtëpinë diskografike CBS për vdekjen e Belknap. Fillimisht, prokuroria kërkoi përdorimin e tekstit të këngës Heroes End si provë, por gjykatësi e hodhi poshtë për shkak të lirisë së shprehjes. Avokati i familjeve pretendoi se kënga Better by You, Better than Me përmbante mesazhe subliminale që nxisnin vetëvrasjen.

Gjyqi nisi më 16 korrik 1990 në Reno dhe zgjati një muaj e gjysmë, me më shumë se 40 dëshmitarë. James Vance kishte vdekur më parë nga një mbidozë metadoni, por prindërit e tij minimizuan faktet problematike të jetës së tij dhe fajësuan muzikën e Judas Priest. Dokumentari Dream Deceivers tregon gjendjen e deformuar të Vance dhe ambientin disfunksional familjar.
Regjistrimet u analizuan për mundësinë e mesazheve subliminale, por ekspertë të ndryshëm, duke përfshirë një biolog detar që pretendonte të ishte inxhinier tingulli, nuk arritën prova bindëse. Rob Halford këndoi këngën në gjykatë, dhe gjykatësi konstatoi se kombinimi i tingujve ishte aksidental. Band-i u shpall i pafajshëm, megjithëse CBS u gjobit për vonesa, dhe Judas Priest pagoi shpenzimet e gjykatës.

Gjykatësi Jerry Whitehead nuk gjeti prova fajësie në regjistrim, duke argumentuar se ishte thjesht një kombinim aksidental i tingujve. Por vendimi (mbi 100 faqe) nuk kënaqte askënd. Megjithëse grupi u shpall i pafajshëm, CBS u gjobit $40,000 për vonesën në dorëzimin e materialit të kërkuar, dhe Judas Priest pagoi pjesën e tyre të shpenzimeve të gjykatës, përveç humbjes së datave të turneut. Psikologu Timothy E. Moore, PhD dhe një nga dëshmitarët e mbrojtjes, më vonë kritikoi mungesën e rigorozitetit në të gjithë procesin, duke e cilësuar si pseudoshkencë. Për grupin, gjyqi ndikoi negativisht mbi reputacionin dhe heavy metal-in në SHBA, duke i detyru ar të sqarojnë se muzika e tyre ishte shprehje artistike, jo nxitje vetëvrasjeje. Ky rast ishte pjesë e një klimë kriminalizimi të rock-ut në vitet 1980 dhe nuk ishte i vetmi, pasi para kësaj, prindërit e John Daniel McCollum paditën Ozzy Osbourne për të njëjtën arsye, por pa sukses.
Burimi: El Pais
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




