Jete & Stil

Kur Kristen thyen rregullat

Duket se aktores së njohur Kristen Stewart i ka ardhur në maje të hundës nga takat.

Këtë la të kuptojmë mbrëmjen e djeshme kur ajo u shfaq në tapetin e kuq të Kanës.

Stewart mori pjesë në festivalin e filmit për premierën e BlacKkKlansman, por si duket qëndrimi për orë të tëra në majë të takave, bëri që aktorja të thyente rregullin e pashkruar të Kanës.

28 vjeçarja  vendosi të heq takat dhe të ecë zbathur në tapetin e kuq, pa e vrarë mendjen sepaparacët  do të shkrepnin dhjetra foto në ato çaste. Aktorja mbante veshur një fustan të shkurtër metalik dhe transparent.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë