Gazeta Si – Kombëtarja ka udhëtuar sot drejt Pragës, ku nesër luan ndeshjen e radhës me Çekinë. Kuqezinjtë u nisën paradite nga aeroporti i Tiranës dhe mbërritën në mesditë në kryeqytetin çek.
Ata u akomoduan menjëherë në hotel, ndërkohë mesfushori Qazim Laçi nuk udhëtoi me grupin dhe nuk do të jetë i gatshëm për shkak të gjendjes gripale. Stafi teknik shpreson ta ketë gati këtë lojtar për ndeshjen ndaj Polonisë, që luhet më 10 shtator.
Në aeroport delegacioni skuadra u prit nga Ambasadori i Shqipërisë në Republikën Çeke, Sh.T.Z. Ilirian Kuka, i cili u takua me stafin teknik dhe lojtarët, të cilëve u uroi suksese para kësaj ndeshjeje të rëndësishme.
Trajneri Silvinjo do të zhvillojë një seancë zyrtare stërvitore sot, në orën 18:00, në stadiumin ku do të luhet ndeshja e nesërme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.