Nga Gazeta Si- Kombëtarja shqiptare e futbollit ka zhvilluar të dielën stërvitjen e fundit para ndeshjes miqësore që kuqezinjtë do të zhvillojnë sot ndaj Lihtenshtejnit, në orën 20:00. Kuqezinjtë janë të grumbulluar në Austri dhe atje po kryejnë përgatitjet para nisjes drejt Gjermanisë dhe pjesëmarrjes në Euro 2024.
FSHF ka bërë të ditur se ekipit i është bashkuar edhe Amir Abrashi për stërvitje. Ky i fundit ishte i impenjuar me klubin e tij në play-off për mbijetesën në kampionatin zviceran dhe vetëm ditën e djeshme është bërë pjesë e grupit, ndonëse nuk ka kryer programin e plotë stërvitor me pjesën tjetër.
Grupit gjatë ditës së sotme pritet t’i bashkohet edhe Berat Gjimshiti, për të plotësuar lojtarët e grumbulluar nga Silvinjo për përgatitjet e turneut. Përveç ndeshjes së sotme ndaj Lihtenshtejnit, kuqezinjtë do të luajnë miqësore dhe të premten përballë Azerbajxhanit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




