Futboll

Kupa e Shqipërisë/ Vllaznia mundet nga Erzeni në ndeshjen e parë, Egnatia fiton në Laç

Gazeta Si – Janë luajtur sot edhe dy ndeshjet e tjera çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Vllaznia ka humbur 2-1 ndaj Erzenit, kurse Egnatia fitoi 0-1 në transfertë me Laçin.

Për Vllazninë komplikohet jo pak objektivi i Kupës së Shqipërisë. Shkodranët duhet të përmbysin gjithçka në ndeshjen e kthimit. Në stadiumin e Rrogozhinës Erzeni tregoi forcën, duke fituar 2-1. Asani kaloi ekipin e Bejzades në avantazh, Smajli barazoi shifrat afër fundit, por vetëm 2 minuta më pas Kacbufi ndëshkoi sërish Vllazninë.

Ndeshja e Laçit mes ekipit vendës dhe Egnatias që kryeson Superioren u vendos nga një gol i shënuar në kohën shtesë. Rrogozhinasit fituan një penallti, që Aleksi e ktheu në gol, duke i dhënë fitoren Egnatias. Me këtë rezultat Egnatia ka shanset më të mëdha për të kaluar në gjysmëfinale.

Të martën u luajtën dy ndeshjet e para çerekfinale, ku Teuta dhe Tirana barazuan 0-0 në Durrës, kurse Partizani fitoi 0-1 në Kukës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë