Futboll

Kupa e Shqipërisë përcakton çiftet çerekfinaliste të mërkurën, ndahen vazot e shortit

Gazeta Si – Të mërkurën do të mësohen 4 çiftet çerekfinaliste të Kupës së Shqipërisë. Në ambientet e ‘Shtëpisë së Futbollit’ do të hidhet shorti për 8 skuadrat e kualifikuara, që janë Tirana, Partizani, Vllaznia, Egnatia, Teuta, Laçi, Kukësi dhe Erzeni.

Trofeu i Kupes se Shqiperise. Gazeta Si, 27 janar 2024

Shorti është i lirë, ndërkohë që skuadrat janë të ndara në dy vazo. Në vazon e parë bëjnë pjesë Partizani, Tirana, Egnatia dhe Vllaznia, kurse në vazon e dytë Laçi, Teuta, Kukësi dhe Erzeni.

Në fazën çerekfinale, ndryshe nga deri tani, kualifikimi vendoset nga dy ndeshje. Pra, kalohet në sistemin vajtje-ardhje, ku ndeshjet e para luhen në fushën e skuadrave të pozicionuara në vazon e dytë.

Kupa e Shqipërisë është rruga më e shkurtër që të çon në Kupat e Europës, ndaj dhe skuadrat që kanë ardhur deri këtu, synojnë t’i shkojnë deri në fund. Favorite për ta fituar trofeun janë 4 skuadrat e vazos së parë. Mbajtëse në fuqi e trofeut është Egnatia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë