Gazeta Si – Pasditen e sotme do të mësohen emrat e 8 skuadrave çerekfinaliste të Kupës së Shqipërisë. Luhen ndeshjet e turit të 1/8-ve, që vendosin direkt kualifikimin, pa ndeshje kthimi. Çerekfinalet dhe gjysmëfinalet pastaj, sipas skemës, kalojnë me sistemin vajtje-ardhje.

Skuadrat e renditura më mirë në edicionin e fundit të Kupës kanë avantazhin që luajnë në fushën e tyre. Përveç kësaj, skuadrat favorite ndeshen me kundërshtarë të Kategorisë së Parë. Vetëm në dy ndeshje përballen skuadrat të Superiores mes tyre, Laçi-Dinamo dhe Teuta-Skënderbeu.
Egnatia, mbajtësja e trofeut të Kupës dhe kryesuesja e Superiores, pret Lushnjën. Partizani ndeshet me Apoloninë, kurse Tirana me Korabin. Interesante është sfida mes Vllaznisë dhe Flamurtarit.
Kupa e Shqipërisë, 1/8-at
Sot, ora 13:00
Egnatia-Lushnja
Erzeni-Bylis
Tirana-Korabi
Kukësi-AF Elbasani
Laçi-Dinamo
Partizani-Apolonia
Ora 17:00
Teuta-Skënderbeu
Vllaznia-Flamurtari
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




