Gazeta Si – Perënditë e parave e çuan në Katar, është një Botëror absurd! Me këtë fjali do ta përmblidhte bohemi Zdenek Zeman Kupën e Botës që nisi sot në Katar. Edicioni i 22-të i saj, më anormali dhe më kontroversi në historinë e futbollit. Me polemika pa fund dhe ndonjë risi.
Botërori për herë të parë luhet në dimër, një shkëputje nga tradita që nuk është se është pëlqyer shumë. Luhet në mes të sezonit dhe në një vend që nuk ka asnjë lidhje me futbollin. Edhe vetë Sep Blater, ish-president i FIFA në kohën kur u mor vendimi për t’u zhvilluar në Katar, është penduar.

Polemikat sa vijnë dhe shtohen për të drejtat e njeriut në vendin organizator. Numri i lartë i punëtorëve emigrantë që kanë humbur jetën për ndërtimin e stadiumeve gjithashtu është një njollë e zezë për këtë Botëror. Çështja e homoseksualëve po ashtu mbetet një temë e nxehtë.
Është Botërori i parë pa Diego Armando Maradonën, një nga dy futbollistët më të mëdhenj të historisë së futbollit. Është Botërori i fundit për shumë nga yjet që kanë shkruar historinë e futbollit gjatë viteve të fundit, me Lionel Mesin dhe Kristiano Ronaldon në krye.
Është një Botëror pa kampionët e Europës, Italinë, 4 herë kampione bote në të kaluarën.
Është Botërori i parë në stilin arab. Ceremonia e hapjes, që nisi në orën 15:40, është refuzuar nga këngëtarë të njohur si Shakira, Dua Lipa dhe Rod Stjuart, që kanë refuzuar një ofertë prej më shumë se 1 milion eurosh.

Ndeshja e parë u luaj në 17:00, mes Katarit vendës dhe Ekuadorit. Para ndeshjes hapëse, stadium ‘Al Bayt’ ishte skena e një ceremonie inaugurimi spektakolare. Një stadium tej mase teknologjik në zemër të shkretëtirës. Rreth 60.000 spektatorë ndoqën live spektaklin.
Për koreografinë kanë punuar 900 persona.
Me përfundimin e spektaklit, italiani Daniele Orsato vërshëlleu për startin e Botërorit me ndeshjen Katar-Ekuador. Katari vjen pas 4 fitoresh radhazi në miqësore, njëra prej tyre ndaj Shqipërisë, por e dyshuar si e manipuluar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



