Futboll

Kunja me Tiranën, Hasani shkon te Partizani: Bardheblutë do ishin zgjedhje e gabuar për mua

Ferhan Hasani është goditja e Partizanit në merkato. Pas arritjes së marrëveshjes dhe zyrtarizimit si lojtar i Partizanit, Ferhan Hasani është prezantuar ditën e sotme para mediave. Për Partizanin ky është afrimi i tretë i rëndësishëm. Më parë Partizani ka prezantuar lojtarë si Valentino Murataj dhe Stenio Junior. Me këtë të fundit Hasani ka qenë shok skuadre te Shkëndija e Tetovës, ku kanë fituar edhe titullin kampion.

Hasani në karrierë ka luajtur edhe për Wolfsburg në Gjermani e Brondby në Danimarkë, pa llogaritur vitet e kaluara me Shkëndijën. 30 vjeçari vjen në kryeqytet pas aventurës në Finlandë me Helsinikin, për të cilët ka luajtur vetëm 9 ndeshje duke shënuar 5 gola në kampionat, e 2 gola në kupë, që e cojnë totalin në 7 gola në 16 ndeshje. Një fantazist me instinkt goli impresionues: 80 në 201 ndeshje, edhe në kampionate të rëndësishme europiane. 30-vjeçari ka talentin, eksperiencën dhe klasin që mund t’i ndihmojnë të kuqtë të zgjidhin disa nga problemet që kanë hasur në këtë fillimsezoni.

KAMPIONATI SHQIPTAR– Kampionatin e di mirë e kam ndjekur prej kohësh. Që kur kemi nisur bisedimet kam filluar ta ndej edhe me shumë. Për sa i përket anës sime se nuk kam ndeshje në këmbët. Unë do të jem këtu për një kohë të gjatë. Do jap më të mirën për të arritur formën. Si do shkojë nuk e di, atë do e tregojë koha. Unë nuk do jem ndryshe, do jem si futbollistët e tjerë, mos më trajtoni ndryshe.

PARTIZANI– Edhe Rama e tha më herët. Kemi pasur bisedime, të cilat kanë qenë të shkëlqyera. Kam pasur dëshirë, që të luaj në Shqipëri. Jam shumë i lumtur që sot jam këtu. Kam pasur dëshire të bashkohesha me Partizanin.

Është pozitive që ish-shokët e skuadrës kanë ardhur në Shqipëri. Kjo do të thonë se futbolli shqiptar është në nivele të larta. Kaq enë lart, por me ardhjen e lojtarëve cilësor, shtohet më shumë cilësia. Ardhja e tyre tregon shumë për kampionatin. Është një kampionat i fortë dhe jo si në Maqedoni.

TIRANA- Të them të drejtën, kur kishte zëra për kalimin tim te Tirana, Cuculi më mori në telefon dhe më tha se do të bëja zgjedhjen e gabuar. Më tha të zgjidhja Partizanin dhe jo Tiranën.

Në konferencë i pranishëm ishte edhe drejtori i përgjithshëm, Olsi Rama. Ky i fundit është shprehur: “ Është një lojtar që nuk ka nevojë për shumë prezantim, Është fat për ne që e sjellim në një merkato si e janarit te ne. Kisha krijuar një raport personal që vitin e kaluar. Ramë dakord që vjet nuk ishte momenti i duhur t’i bënim një ofertë. Ky vit mund të jetë i duhuri për të sjellë një element të tillë në ekip për t’u rritur në cilësi.

Ai e zgjodhi Partizani sepse është ekipi që ka punuar më mirë, me stabilet dhe ka qenë korrekt me stafin dhe lojtarët. Paga nuk mund të diskutohet, është mungesë respekti të flitet për detaje të tilla. Kemi bërë një marrëveshje shumë të mirë, shpresoj që edhe ai ta mendojë kështu. Shpresoj të gjithë të shikojmë frytet e kësaj marrëveshje. Partizani ka sjellë një lojtar që i sjell bukuri Superiores.

Nuk ia morëm Tiranës Ferhan Hasanin, ai ka ardhur te ne. Kur ata po diskutonin nuk kemi ndërhyrë. Ishte zgjedhja e tij për të ardhur te Partizani.  Ishte shumë i natyrshëm dhe i thjeshtë diskutimi me të. Shpresojmë të përsërisim fitore në derbi, këtë herë me Hasanin në fushë”, tha Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë