Politike

Kundërshtojnë rezultatin, tre kandidatë të PD kërkojnë rinumërim të votave

Nga Gazeta ‘Si’- Ilir Alimehmeti, Mimoza Hajdarmataj dhe Lisandër Hoxha kanë kërkuar në KQZ rinumërim të votave preferenciale për qarkun e Tiranës.

Tre kandidatët për deputetë të PD pretendojnë në kërkesat e tyre se votat për ta nuk janë shpërndarë si duhet, pasi nga këqyrja e pamjeve filmike që u janë vënë në dispozicion kanë vërejtur sipas tyre problematika në shumë kuti.

Sipas tyre këto parregullsi mund të ndikojnë në ndryshimin e rezultatit në mënyrë të ndjeshme.

“Duke u bazuar në këqyrjet e deritanishme rezulton se me një parregullsi në masën rreth 5% të votave të numëruara”, citohet në dokument. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë