Lajme

Kumbaro zbulon shifrat rekord: Deri në fund të nëntorit Shqipëria është vizituar nga 9.53 mln turistë

Nga Gazeta ‘Si’- Deri në fund të nëntorit Shqipëria është vizituar nga 9.53 milionë turistë të huaj, deklaroi në kongresin e PS ministrja e turizmit, Mirela Kumbaro.

“Krahasuar me periudhën janar-nëntor të vitit 2022, është shënuar një rritje me 33%. Muaji nëntor ka shënuar një rritje të ndjeshme (53%) më shumë krahasuar me nëntorin e një viti më parë çka konfirmon trendet e shtuara për ta vizituar Shqipërinë në të gjithë muajt e vitit, një tregues pozitiv i rritjes së turizmit gjithëvjetor”, deklaroi ajo.

Kumbaro shtoi se është ndryshuar 100% imazhi i Shqipërisë në botë.

Nuk është aq e rëndësishme shifra e vizitorëve, por ajo çfarë ka bërë turizmi si një vizion i kësaj maxhorance që në krye të herës. Për ata që na besuan në 2013, ne kemi ndryshuar 100% imazhin e Shqipërisë dhe ndaj nesh vetë, por edhe në botë”, theksoi ajo ndërsa tha se Ministria e Turizmit ka nisur përgatitjet për pjesëmarrjet e Shqipërisë në panairet ndërkombëtare Fitur- Madrid dhe ITB-Berlin në të cilin Shqipëria do të jetë vendi i nderit për vitin 2025 me një program promovues njëvjeçar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë