Art dhe Kulture

Kultura si zanafillë e arkitekturës / Nga Piramidat e Egjiptit te grataçelat e shekullit të 21-të

Arkitektura dhe kultura janë të lidhura ngushtë me njëra tjetrën , pasi planifikimi dhe ndërtimi i strukturave të një shoqërie pasqyron  vlerat, besimet dhe ambiciet e saj. Arkitektura është nje shprehi fizike dhe e dukshme e  kulturës. Kjo lidhje historike midis arkitekturës dhe kulturës është e dukshme në planet arkitekturore, teknikat e ndërtimit dhe renditjet hapësinore. Ndërlidhjet mes të dyjave janë të domsdoshme për zhvillimin urbanistik dhe arkitekturor të një hapësire, e po ashtu për ruajtjen e trashëgimisë për të dy fushat e veprimit.

Arkitektura e Lashtë dhe Identiteti kulturor janë pararojat e asaj çka do të vinte më pas në botën e arkitekturës. Asgjë nuk nisi të ndërtohej nga hiçi dhe nga një koncept asbrakt. Piramidat Egjiptiane përfaqësonin besimin dhe simbolizmin religjioz. Këto ndërtesa të mrekullueshme, që shërbenin si varreza të faraonëve, pasqyronin fenë e lashtë egjiptiane dhe fokusin e saj në jetën pas vdekjes. Piramida e Madhe e Giza dhe piramidat e tjera egjiptiane janë shembuj kryesorë të lidhjes së ngushtë mes arkitekturës dhe identitetit kulturor. Piramidat simbolizonin autoritetin hyjnor, fuqinë dhe pavdekësinë e faraonëve.

Piramidat, Egjipt

Po ashtu dhe tempujt grek përfaqësonin demokracinë dhe kërkimin për dijen. Parthenoni i ndërtuar 5 shekuj para lindjes së Krishtit si dhe tempujt të tjerë grekë simbolizonin vlerat demokratike të Greqisë së lashtë dhe përpjekjen për dije. Këto tempuj shërbenin si vende adhurimi dhe qendra për qëllime akademike dhe intelektuale. Saktësia dhe harmonia e arkitekturës së tempujve grekë tregonte respektin e grekëve për mençurinë, proporcionin dhe demokracinë.

Akropoli, Athinë

Kishat Gotike përfqësojnë madhështinë e Zotit. Kisha si Katedralja “Notre-Dame” në Paris, simbolizonin aspiratat shpirtërore dhe pasionin fetar të Europës mesjetare. Ato dëshironin të nxisnin frikë dhe nderim me majat e larta, dritaret e ngjyrosura të zbukuruara dhe tavanet e larta të kaltra. Arkitektura gotike shërbente si një monument për fuqinë e fesë dhe një simbol të madhështisë së Zotit.

Katedralja e Koln, Gjermani

Gjithtu dhe arkitektura Baroke dhe Rilindja ishin lëvizjet humaniste për ndryshim shoqëror. Arkitektura zhvillohej sipas konceptit të  humanizmit, inovacionit artistik dhe transformimit shoqëror gjatë periudhës së Rilindjes dhe Barokut. Risia e koncepteve klasike dhe i potencialit njerëzor ishin të dukshme në ndërtesa si Katedralja e Firences dhe Bazilika e “Shën Pjetrit” në Romë. Këto vepra arkitekturore ishin shprehja më e lartë e raportit të  bukurisë dhe kërkimit për dijen.

Bazilika e Shën Pjetrit, Vatikan

Arkitektura Koloniale shprehte ndikimin e fuqive të mëdha në arkitekturën lokale të vendeve të kolonializuara. Përthithjen  e kulturave dhe imperializmin si ide koncept. Arkitektura si struktura koloniale britanike në Indi ose sistemi kolonial spanjoll në Amerikën Latine krijuan forma hibridë të veçanta duke bashkuar materialet dhe mjeshtërinë vendase me ndikimet arkitekturore europiane. Dinamikat e pushtetit, përthithja kulturore dhe herë-herë rezistenca ndaj kolonizimit pasqyroheshin në arkitekturën koloniale.

Arkitektura Moderniste ishte një ndryshim rrënjësor i shqërisë dhe nevojës për funksionalitet të godinave. Funksionaliteti, thjeshtësia dhe pasojat shoqërore të dizajnit ishin theksuar në arkitekturën moderniste, e cila ilustrohet më së miri me ndërtesa si “Villa Savoye” e Le Corbusier ose “Shkolla Bauhaus” në Gjermani. Ky trend arkitektonik lindi si përgjigje ndaj industrializimit dhe zhvillimeve shoqërore-ekonomike të shekullit të 20-të. Dizajnerët modernistë synonin të krijonin mjedise efikase dhe elitare që plotësonin kërkesat e një shoqërie që po ndryshonte me shpejtësi.

Vila Savoy, Francë

Por edhe arkitektura si çdo shkencë e cila e ka një zanafillë, ajo lindi si nevojë e mbrojtjes nga natyra por duke qëndruar gjithmonë në lidhje me të, e duke ruajtur kështu balancat mes njeriut të brishtë që i ruhet natyrës, dhe natyrës që nuk bën pa njeriun.

Arkitektura Indigjene është një aspekt i zanafillës arkitekturore e cila u krijua si një balancim shpirtëror me natyrën. Arkitektura indigjene nga e gjithë bota tregon një lidhje të fortë me mjedisin. Këto ndërtesa, që variojnë nga kabinat e baltës në Afrikë deri te shtëpitë e gjata të amerikanëve indigjenë, shfaqin ideologjitë kulturore për qëndrueshmërinë, komunitetin dhe nderimin e thellë ndaj mjedisit.

Arkitektura fshatareske kërkonte të evidentonte vlerat e komunitetit dhe bashkëpunimin. Ndërtesa si grumbujt, shtëpitë bujqësore dhe hapësirat e takimeve publike mbështesin jetesën fshatare dhe kohezionin shoqëror.

Arkitekturë e fshatrave afrikane

Arkitektura Islamike mbështetej në modelet gjeometrike dhe simbolizmin. Kjo lloj arkitekture karakterizohet nga modelet gjeometrike të ndërlikuara, kaligrafia si element estetik dhe zbukurimet, siç shihet në ndërtesa si “Taj Mahal” në Indi dhe “Alhambra” në Spanjë.  Dizajnet arkitektonike islame, që përfaqësojnë unitetin, transhendencën dhe lidhjen midis njeriut dhe hyjnorës, pasqyrojnë vlerat shpirtërore dhe kulturore të fesë islame.

Taj Mahal, Indi

Po ashtu dhe arkitektura Aziatike ka përngjasime me atë islamike. Të dyja i përafrohen lidhjes me hyjnoren dhe shpirtëroren por në veçanti nga ajo islamike, arkitektura aziatike synon balancën, paqen dhe lidhjen me natyrën. Ideologjitë si “Budizmi”, ” Taoizmi” dhe “Feng Shui” e ndikojnë atë. Ndërtesa si tempujt japonezë, kopshtet kineze dhe pallatet koreane janë krijuar për të krijuar një atmosferë meditimi. Ndërveprimi midis njeriut dhe botës natyrore pasqyrohet në arkitekturën aziatike.

Arkitektura Japoneze

Ndërkaq globalizimi solli me vete dhe nevoja të tjera përshtatjeje, tashmë jo me një kulturë hyjnore apo spiritualë por me atë njerëzore dhe kulturave të diversitetit. Efektet e globalizimit, zhvillimit teknologjik dhe larmisë kulturore janë të dukshme në arkitekturën bashkëkohore. Dizajnet arkitekturore shpesh përdorin praktika të qëndrueshme, materiale moderne dhe teknologji të avancuara për të përmbushur kërkesat e një shoqërie të globalizuar. Arkitektura moderne manifeston larminë kulturore dhe krijon hapësira që shërbejnë për shumë kultura që inkurajojnë përfshirjen.

Arkitektura dhe Formimi i Kulturës

Godinat e banimit ose ato masive , sigurisht ishin baza e një frymë kulturore të trashëguar por janë godinat simbol të qyteteve ato të cilat udhëheqin kulturën e të bërit arkitekturë.

“Kulla Eifell” mbetet simbol i Parisit dhe identitetit francez. Ky monument përfaqëson inovacionin, aftësinë inxhinierike dhe shpirtin e epokës industriale. Kulla “Eifel” është bërë e pandashme nga imazhi i Parisit dhe ka formuar reputacionin global të qytetit si një qendër e artit, modës dhe romancës.

Po ashtu si Kulla “Eiffel” për Parisin , është Shtëpia e Operës në Sidney të Australisë. Një qendër kulturore dhe simbol kombëtar, “Shtëpia e Operës”  në Sidney është jo vetëm një mrekulli arkitekturore, por gjithashtu një qendër kulturore dhe simbol kombëtar i Australisë. Dizajni i saj karakteristik, si vela, është bërë sinonim i identitetit të Sidney dhe skenës vibrante artistike të vendit. Shtëpia e Operës në Sidney tregon bashkimin e arkitekturës, krijimtarisë dhe shprehjes kulturore.

Kulla Eiffel, Paris

Dhe në fund por jo më pak të rëndësishme vijnë “monumentet moderne” të cilat përbëjnë sot edhe atraksionet më të vizituara të turizmit në botë duke u shndërruar në markën kryesore të qyteteve të zhvilluara.  Monumentet arkitekturore bashkëkohore, si “Burj Khalifa” në Dubai ose “Muzeu Guggenheim” në Bilbao, janë krijuar për të tërhequr turistë dhe për të inkurajuar promovimin e markës së qytetit. Këto struktura ikonike bëhen sinonim me qytetet përkatëse, duke kontribuar në njohjen globale dhe duke tërhequr vizitorë nga e gjithë bota.

Burj Khalifa, Dubai

Lidhja mes arkitekturës dhe kulturës mbetet e thellë dhe shumëdimensionale. Arkitektura përfaqëson fizikisht vlerat kulturore, besimet dhe aspiratat, ndërsa kultura formëson format, funksionet dhe kuptimet e ndërtesave. Duke eksploruar perspektivat historike, stilet arkitekturore, shprehjet artistike dhe ndikimin reciprok mes arkitekturës dhe kulturës, ne kuptojmë se si mjedisi i ndërtuar pasqyron dhe formëson shoqëritë. Duke e njohur dhe përqafuar këtë lidhje, arkitektët dhe dizajnerët mund të krijojnë hapësira që festojnë dhe promovojnë larmishmërinë kulturore, duke nxitur një ndjenjë identiteti, komuniteti dhe trashëgimi të përbashkët.

Burimi: Indusuni.ac.in Përshtati: Gazeta “SI”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë