“Kultura e gjuhës sot”, titullohet libri i botuar nga e akademiku Gjovalin Shkurtaj.
Libri trajton probleme të mprehta të dukurive aktuale në përdorimin e gjuhës shqipe, nga ruajtja dhe mbrojtja e gjuhës shqipe letrare deri tek gojështhurja dhe mungesa e kujdesit për gjuhën, si dukuri të tranzicionit, që duhet të marrin fund.
Libri “Kultura e gjuhës sot” i akademikut Gjovalin Shkurtaj doli në dritën e botimit, pikërisht në ditët e përkujtimit të 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit. Ky libër vjen mbas shumë librave të mëparshëm të akad. Shkurtaj që kanë si bosht dukuri e probleme aktuale të kulturës së gjuhës.
Akad. Shkurtaj shkruan, se libri mund të shërbejë si bazë për lëndën “Kultura e gjuhës” që është e domosdoshme dhe shpreson të futet si lëndë e re në të gjitha degët e shkollave të larta.
Ai thekson se, qëllimi i kësaj përmbledhjeje studimesh është të shtohet kujdesi për shqipen standarde në përdorimet zyrtare të administratës, të medieve e reklamave, të gazetave e revistave (në letër dhe online) në të gjitha hapësirat shqiptare.
Synimi kryesor është të ritheksojmë, duke sjellë edhe përditësime e të dhëna të reja të kohëve të fundit, se mbrojtja e gjuhës shqipe letrare nuk është censurë, por detyrim e peng moral gjithëkombëtar.
Libri i akademikut Gjovalin Shkurtaj, do te jetë pjesë e Panairit të Librit, i cili organizohet pas pak ditësh në Tiranë. (ATA)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.