Në sajë të operacionit policor “Lugina”, Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 40-vjeçar, i cili kishte nisur kultivimin e kanabisit.
Policia ka evidentuar dhe shkatërruar 60 kubikë të kultivuar me fara narkotike si dhe fidanë cannabis sativa.
Si rezultat i operacionit është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit Xh. V., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi në luginën “Përroi i Dorëzit”, në territorin e fshatit Dorez, u konstatua një objekt, i përshtatur si banesë ku u gjetën 60 kubikë dhe fidanë cannabis sativa.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime të mëtejshme për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




