Lajme

Kultivonin kanabis, arrestohen dy vëllezërit dhe kryeplaku i fshatit

Falë operacionit të koduar “Lugina 2” u sekuestruan 60 fidanë kanabis, që përgatiteshin në zonën e quajtur “Përroi i Bllomes” në pyllin e fshatit Mënik, pranë Tiranë.

Si rezultat i këtij operacioni në pranga kanë rënë dy vëllezër me inicialet  M. G., 17 vjeç, T. G., 35 vjeç, dhe një tjetër me inicialet E. G., 37 vjeç, u shpall në kërkim. Ky i fundit dyshohet se është edhe personi kryesor për kultivimin e këtyre bimëve narkotike.

Në njoftimin për shtyp lidhur me këtë ngjarje, Policia e Tiranës thotë se ka nisur procedimin në gjendje të lirë edhe për kryeplakun e fshatit Ndroq, S. B., 61 vjeç.

Sakaq Prokuroria e Tiranës pritet të nisë hetimet për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim”, në ngarkim të vëllezërve të arrestuar M. G., T. G., dhe E. G., dhe për veprën penale “Moskallzim krimi” në ngarkim të kryeplakut S. B.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë