Duke ndërmendur Shakespeare, ne jemi krijuar prej të njëjëtës substancë të kujtimeve, po në të vërtetë kujtimet nga se janë përbërë? Revista Shoqëria për Neuroshkencën (eNeuro) është përpjekur të përgjigjet, duke u bazuar mbi ARN (acidi ribonukleik, që është përgjegjës për transferimin e informacionit gjenetik nga ADN tek proteinat të cilat sintetizohen tek ribozomet). Me fjalë të tjera, tek ato molekula të vogla që flasin të njëjtën gjuhë si ADN, pa zotëruar strukturën tipike të heliksit të dy-fishtë.Hipoteza po turbullon tashmë ujërat e shkencës e nëse do të konfirmohej nga grupe të pavarur, do të shkaktonte një furtunë të vërtetë. Nëse kujtesa i besohet molekulave të transferueshme, në vend të lidhjeve mes neuroneve të trurit, do të jetë më e thjeshtë të rizgjohet tek të sëmurët që u ka humbur ose të fshihet në rastet e kujtimeve traumatike.
Reagimet
Shokuese, tronditëse, e pabesueshme. Këto janë epitetet e përdorura nga komuniteti i neuroshkencëtarëve menjëherë pas lajmit. Autori i eksperimentit shkencor është David Glanzman, një ish nxënës i atit të studimeve të kujtesës, i të madhit Eric Kandel. Protagoniste është edhe një herë Aplysia, kërmilli i detit që, panvarësisht pamjes aspak joshëse, është një yll për neuroshkencën. Mund të thuhet se Nobeli i fituar nga Kandel i takon pjesërisht atij. Një krijesë e shëndoshë sa pëllëmba e dorës, ngjyrë vjollcë dhe e prekshme. Nëse shqetësohet, mbrohet duke spërkatur me një lëng të purpurt, i cili njyros gjithë ujin përreth. Si model kafshe ka hyrë në të drejtën e shekulit XXI, falë aftësive të saj të thjeshta dhe reagimit që bën. Sepse është e mundur ta shenjosh me kujtime negative dhe më pas të verifikosh nga reagimet që bën se për sa kohë qëndron në pozicion mbrojtjeje.
Eksperimenti
Në laboratorin e tij në Los Anxheles, në Universitetin e Kalifornisë, Glanzman u induktoi një refleks kontraktimi duke stimuluar bishtin e disa ekzemplarëve me shok elektrik, pa iu bërë keq. Një shkarkesë çdo njëzet minuta, për pesë herë, duke ripërsëritur skemën 24 orë më vonë. Në këtë moment mjafton t'i prekësh dhe kujtesa e vuajtjeve të pësuara menjëherë u ndihet: kafshët, tashmë të bezdisura reagojnë rrijnë të kontraktuar gati një minutë, ndërsa shokët e vet më fatlum qetësohen në harkun e një sekonde. Me shpresën për të dëshifruar kodin e kujtesës, kërkuesit janë koncentruar tek ARN, një klasë molekulash multiuniformë dhe të gjithanshëm, të aftë për të përcjellë mesazhe kimike. Idea qëndronte tek mundësia e funksionimit si një mekanizëm, për të ruajtur skedar të kujtesës që më pas të transportoheshin në nga një kompjuter në tjetrin. Ndjesë, nga një kërmill tek tjetri. Për të verifikuar hipotezëm ARN është nxjerrë nga sistemi nervor i kërmijve me ankth dhe u është injektuar ekzemplarëve të pashqetësuar. Këta të fundit kanë nisur të sillen sikur kanë pësuar traumë, tamam sikur kujtesa të ishte transferuar sëbashku me molekulat. ARN e kërmijëve të qetë, nuk regjistroi ndonjë efekt.Kjo punë është pritur nga ekspertët me një miks ndjesish dhe reagimesh, kujdes dhe habi, Glanzman gjithsesi e dinte fare mirë se çfarë e priste.
Teoria
Teoria klasike e vendos kujtesën në lidhje koresponduese me neuronet, të ashtuquajtur sinapse. Eksperimenti i fundit, në fakt, dërgon atë deri në bërthamën e qelizave nervore. Këtu, molekulat lajmëruese do të modulojnë aktivitetin e gjeneve, edhe nëse është herët për të hipotetizuar se si. Një kërmill i pajisur me 20,000 neurone sigurisht që nuk mund të riprodhojë besnikërisht atë që ndodh në një tru njeriu me 100 miliardë elemente. Por organizmi që tani përpiqet të minojë dogmën sinaptike është e njëjta gjë që ndihmoi në gjetjen e saj. Një përgjegjësi e bukur për këtë molusk deti të ngjashëm me një patëllxhan. Na mëso të themi: Unë jam sinapset e mia. Dhe pastaj fut dyshimin. Përveç sinapseve, ndoshta, ka edhe më shumë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.