Lëvizjet e shpejta të familjarëve dhe ikjes nga shtëpia… Strehimi në malet përreth fshatit… Mungesa ushqimesh… Zjarre… Të shtëna armësh… Shtëpi të djegura… Bagëti të vrara e të ngordhura…
Këto janë disa copëza kujtimesh që janë të ekspozuara në Muzeun e Fëmijëve të Luftës në Prishtinë me anë të lodrave, makinave prej druri, fustane kukullash e fotografi të ndryshme.
Ky muze, i pari i tillë në Kosovë, u hap më 22 janar nga organizata joqeveritare Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut./REL/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.