Sociale

Nata e parë e orës policore, Tirana e boshatisur përmes fotosh

Nga ora 22.00 e mbrëmjes të së mërkurës filluan masat kufizuese në kuadër të frenimit te covid-19. Për tre javë do te ndalohet lëvizja e lirë e qytetarëve cdo ditë nga ora 22.00 e mbrëmjes deri në orën 06:00 e mëngjesit.

Personat që lëvizin për arsye pune apo të domosdoshme (pas orës 22.00 të mbrëmjes) duhet të pajisen me autorizim në portalin e-Albania.

Në të kundërt, Policia e Shtetit do të ndëshkojë me masë administrative (10 mije leke te reja) cilindo që do të konstatohet në shkelje të masave kufizuese.

Siç vërehet edhe nga fotot, në ditën e parë të masave kufizuese, në rrugë janë shfaqur patrullat e policisë duke bërë kontrolle. Në vend kane qarkulluar gjithashtu makinat e medias, ambulancat, shërbimet delivery dhe ato kritike, si punonjësit e pastrimit, OSSHE, zjarrfikësit.

Nga ora 22:00 deri në orën 06:00, për tre javë do të mbyllen baret, restorantet, fast food-et dhe lokalet që ofrojnë shërbim për klientët.

Përjashtohet nga rregulli shërbimi në banesë (delivery), i cili duhet të kryhet duke respektuar rregullat higjienike të miratuara.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë