Prejt ditësh tashmë, në vendin tonë sundon moti i keq, i cili nisi me rreshje shiu të shumta e më pas me ngrica dhe dëborë. Në një postim në rrjetin social “Facebook” Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka këshilluar qytetarët të kenë kujdes kur lëvizin me makinë sidomos në akset me prani të ngricave.
Këshillat e DPSHTRR:
- Verifikoni që sistemet e ngrohjes së kabinës, xhamave dhe pasqyrave funksionojnë në mënyrën e duhur!
- Përdorni antifreeze për sistemin e ftohjes së motorit!
- Qarkulloni vetëm me goma të përshtatshme për stinën e dimrit!
- Mbani gjithnjë në makinë mjetet e domosdoshme për qarkullimin në temperatura ekstreme (zinxhirë, pastruese për akullin e xhamave, etj.)
- Kur ka dëborë apo ngricë, koeficienti i fërkimit me asfaltin ulet ndjeshëm. Ruani distancë sigurie shtesë nga mjeti që ju paraprin!
- Mos kryeni manovra të nxituara veçanërisht në prani të dëborës!
- Tregohuni të kujdesshëm me frenimin dhe rrotullimet e timonit!
Ndërkaq Autoriteti Rrugor ka bërë me dije se qarkullimi mund të bëhet normalisht në të gjitha akset kombëtare, pavarësisht se temperaturat janë të ulëta. Në njoftim thuhet se drejtuesit duhet të jenë të kujdeshëm më së shumëti në orët e para të mëngjesit, për shkak të ngricave në rrugë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.