Menaxhim

Kujdes! Mesazhet në celular për gjobat e makinës janë mashtrim, mos i klikoni!

Nga Gazeta ‘SI’ – Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike u ka bërë apel qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm nga mesazhet që mund të mbërrijnë në telefonat e tyre për gjoba automjetesh, sepse janë skema mashtruese.

Sipas AKSK një mesazh mashtrues që njofton për marrje gjobash, ka për qëllim marrjen e të dhënave personale, prandaj sms të tilla që njihen si “smishing” në botën kibernetike, nuk duhet të klikohet dhe duhet të fshihen.

“Mesazhi përmban një link mashtrues dhe kërkon kryerjen e pagesave online. Ky nuk është një komunikim zyrtar nga institucionet shtetërore dhe çdo qytetar që e merr këtë SMS duhet ta injorojë dhe të mos klikojë në link, apo të japë të dhëna personale. AKSK ka ndërmarrë menjëherë masat për raportimin e bllokimit të faqes, për të parandaluar çdo dëm të mundshëm”, njoftoi AKSK.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë