Menaxhim

Kujdes! AMF njoftim për qytetarët: Mos investoni kriptomonedha në këtë platformë, është e palicencuar

Nga Gazeta ‘SI’ – Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka njoftuar qytetarët për një platformë investimi të palicencuar, ku ata rrezikojnë të humbasin investimet e tyre.

Platforma “NetherexPro” nuk është e licencuar për investime titujsh dhe kriptomonedhash, thekson AMF.

Çdo investim në këto platforma mund të rezultojë me humbjen e të gjitha parave të investuara në mënyrë të pakthyeshme. Investitorët duhet të jenë të qartë se Autoriteti nuk mund të mbrojë interesat e tyre kur investojnë në subjekte apo platforma të palicencuara/regjistruara/njohura nga AMF”, thuhet në njoftim.

Ndër të tjera, AMF tregon se në vend nuk ka ende asnjë shoqëri që mund të ofrojë shërbime të lidhura me monedhat digjitale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë