Menaxhim

Kufizimet e BSH/ Kredi deri në 85% për blerje prone. Vendimi rishikohet pas 2 vitesh

Nga Gazeta ‘SI’- Për çdo kredi për pasuri të paluajtshme që do të disbursohet pas datës 1 korrik, nuk do të ketë më financim 100%.

Përballë pasigurive të tregut imobiliar dhe rritjes së shpejtë të kredisë për këtë qëllim, Banka e Shqipërisë ka vendosur të kufizojë financimin për një kredi banese në lekë, maksimum në 85% të vlerës së pronës, dhe 75% në valutë, kur ajo është e para. Për një banesë të dytë, kredia mund të mbulojë deri në 80% të vlerës në lekë, dhe në valutë 70%.

Ligji i ri përcakton dhe kufijtë e rinj të raportit shërbim borxhi/të ardhura. Ky raport të mos kalojë 40% për blerjen e shtëpisë së parë në lekë, dhe 35% për blerjen e shtëpisë së dytë në lekë. Në valutë, kufiri do të jetë 35% dhe 30% për banesën e parë dhe të dytë, respektivisht.

Megjithatë, vendimi i Bankës së Shqipërisë lejon bankat që të zbatojnë kuota përjashtimi nga kufizimet e mësipërme në secilin prej treguesve, me kushtin që, në total, vlera e kredive të përjashtuara të mos kapërcejë 15 për qind të vëllimit të kredive të reja që janë miratuar dhe disbursuar (edhe pjesërisht) gjatë tremujorit.

Brenda dy vitesh, BSH thekson se ky vendim do të rishikohet.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë