Nga Gazeta ‘SI’ – Qeveria ka përgatitur një ligj të ri që rregullon kontratat koncesionare dhe të PPP-ve.
Sipas draftit, kontratat e reja të kësaj natyre do të kenë një kufi monetar, i cili do vendoset me vendim qeverie.
Një ndryshim nga ligji aktual është se pjesë e përzgjedhjes së një kontrate koncesionare apo PPP do të jenë edhe institucionet kushtetuese, të pavarura, entet apo njësitë e pushtetit vendor.
Ligji i ri specifikon se nuk do të pranohen propozimet e pakërkuara, të shoqëruara me studim në formë minimale.
Ligji i ri përfshin një nen të dedikuar parandalimit të korrupsionit dhe konfliktit të interesit, ndërsa sjell përcaktime të reja në lidhje me konfiedencialitetin, një klauozlë që shpesh përdoret për të mos bërë publike të dhënat e kontratave koncesionare. Sipas propozimeve të reja, operatori ekonomik nuk mund të klasifikojë si konfidencial: çmimin e ofertës, listën e çmimeve, katalogun, informacionin lidhur me kriteret e përzgjedhjes së ofertës, dokumentet publike, fragmente nga regjistrat publikë, etj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.