Trupi i një gruaje 63 vjeçe, e identifikuar si Fatime Suli, është gjetur i pajetë mbrëmjen e të enjtes, por këtë të premte policia ka arrestuar si të dyshuar për vrasjen e saj fqinjin 58-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin fshatin Kozare të Kuçovçës, ku trupi i pajetë i gruas u gjet i hedhur në një kanal, gjysmë i zhveshur dhe i mbuluar me gjethe.
Policia thotë se ka mundur të arrestojë autorin e dyshuar, Fetah Marra 58 vjeç, banues në Havaleas, Kozare, Kuçovë.
Sipas policisë, dyshohet që ky i fundit të ketë mbytur me duar 64-vjeçaren dhe më pas trupin e ka lënë në një kanal. Paraprakisht, dyshohet se autori dhe viktima kishin konflikte për shkak të disa parave borxh që 58-vjeçari i kishte Sulit.
Pas pyetjes së dëshmitarëve dhe këqyrjes së pamjeve filmike në kamerat e sigurisë në disa biznese përreth, policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.