Jete & Stil

Ku shkon dhjami i trupit kur dobësohemi?

Dietat janë bërë aq të popullarizuara sa të paktën 43% e njerëzve kanë ndjekur një dietë të caktuar vitin e kaluar sipas “International Food Information”.

Sidoqoftë, shumica prej nesh nuk e di se çfarë ndodh me dhjamin e trupit kur bëhemi më të dobët. Në fakt, mënyra se si eliminojmë yndyrën e trupit ishte gjithashtu një mister për një kohë të gjatë për mjekët deri vonë.

Jo të gjitha yndyrnat eliminohen në tualet

Një keqkuptim i zakonshëm është supozimi se e gjithë dhjami i trupit tonë eliminohet përmes tualetit por një studim i kryer nga “The BMJ”, një revistë kërkimore mjekësore se nga 10 kilogramë yndyrë, vetëm 1.5 kg yndyrë shndërrohet në urinë, jashtëqitje ose lëngje trupore.

Nuk kthehet në energji

Edhe pse shumica e mjekëve të familjes, dietologëve dhe trajnerëve personalë ende mendojnë se dhjami i trupit kthehet në energji, ky mendim tashmë është provuar i gabuar. Në fakt, energjia jonë është konstante me kalimin e kohës dhe nuk mund të shtohet ose hiqet, duke respektuar ligjin për Konservimin e Energjisë.

Ne eliminojmë yndyrën e trupit duke marrë frymë

Mund të jetë një surprizë që ne në fakt e eliminojmë yndyrën e trupit përmes mushkërive, por është e vërtetë. 84% e pothuajse gjithçkaje që hamë merret si dioksid karboni, por fatkeqësisht, kjo nuk do të thotë që thjesht frymëmarrja do të na ndihmojë të humbasim peshën e tepërt.

Sekreti është të hani më pak dhe të lëvizni më shumë

Nëse përpiqeni të merrni frymë më shumë vetëm për të humbur peshë, jo vetëm që nuk do t’ju ndihmojë, por gjithashtu do t’ju bëjë të hiperventiloheni dhe t’ju merrni mendtë. Sekreti është që të mos hani me tepri dhe të zgjidhni një rutinë ushtrimesh që rrit shkallën e metabolizmit, si vrapimi i shpejtë ose çiklizmi.

Burimi: Bright Side. Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë