Moti

Kthjellime, vranësira dhe reshje shiu në disa zona, temperaturat pësojnë rënie të lehtë gjatë javës

Parashikohet rritje e mëtejshme e temperaturave si pasojë e masave ajrore më të ngrohta me origjinë perëndimore. Kjo do të sjellë mot të kthjellët dhe të ngrohtë në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të ketë në zonat malore.

Gjatë orëve të pasdites dhe në vijim vranësirat do të shpeshtohen në të gjithë territorin shqiptar duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes por ulen lehtë maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 10°C minimalja deri në 30°C vlera maksimale në rang territori.

Këtë javë do t’i përjetojmë edhe temperaturat e larta, reshjet e shiut, vranësirat dhe kthjellimet.

Parashikohet që edhe nesër paraditja të jetë me diell ndërsa pjesë e dytë e ditës me rrebeshe në zonat malore. Sot dhe nesër presim 30 dhe mbi 30 gradë në disa qarqe të vendit. Në Elbasan dhe Berat parashikohen temperatura në 28 apo 29 gradë përgjatë vijës së bregdetit. Nga e mërkura deri të premten, edhe pse moti do të jetë kryesisht i qëndrueshëm, do të kemi kthjellime, vranësira të lehta dhe vetëm zonat malore dhe kryesisht do të rrezikohen nga reshje të pakta. Do të kemi rënie të lehtë dhe graduale të temperaturave, duke bërë që t’i rikthehemi vlerave tipike të pranverës me 26 apo 27 gradë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë